Federata e Basketbollit e Kosovës ka vendosur për selektorin e ri të Kosovës.
Posti i selektorit ishte vakant për disa javë, pas dorëheqjes së izraelitit Rami Hadar, i cili ditë më parë largohej edhe nga KB Peja.
Kosovën do ta drejtojë Jean-Denys Choulet, shkruan “Gazeta Express”.
Francezi ka nënshkruar për tri vjet me FBK-në.
Trajneri francez Jean-Denys Choulet ka përvojë të madhe në karrierën e tij, duke fituar shumë trofe e duke drejtuar shumë skuadra.
Jean-Denys Choulet është 66 vjeçar, ku gjatë karrierës së tij, arriti të fitojë dy herë kampionatin francez, herën e parë në 2007 me Roanne dhe herën e dytë në 2017 me Élan Chalon. Më 2007 ishte shpallur edhe trajneri i vitit.