Gent Myftari, i dyshuari për therjen me thikë të vëllait të tij, Auronit, mbrëmë pas ngjarjes është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku është trajtuar.
Ndërkaq, pas tretmanit mjekësor, i dyshuari është larguar po mbrëmë nga kjo qendër.
Kështu bërë të ditur drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla i cili tha se Myftari është liruar në përcjellje të policisë.
“Ai mbrëmë është larguar nga Qendra Emergjente, pas tretmanit që ka marrë. Është liruar në përcjell të policisë”, është shprehur ai.