Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Nis kryesia e Kuvendit, Abelard Tahiri i lëshon “fore” Glaukut, ai ia kthen me një “kërcënim”

Nis kryesia e Kuvendit, Abelard Tahiri i lëshon “fore” Glaukut, ai ia kthen me një “kërcënim”

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të caktuar seancën e radhës.

E para fillimit të mbledhjes nuk munguan as ironitë nga shefi i Grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, i cili i tha kryetarit të kuvendit Glauk Konjufcës që është i habitur që deputetët e mazhorancës janë të pranishëm në këtë takim, duke aluduar në mungesën e tyre në disa seanca të jashtëzakonshme.

“Po çuditen edhe gazetarët me juve qe keni ardhë”, tha Tahiri.

Por nuk mungoi as përgjigjja e Konjucës, i cili tha se nëse nuk ka numra, atëherë duhet të shpërndajnë kuvendin.

“Nëse s’ka numra, po e shpërndajmë kuvendin”, tha Konjufca.

Po ashtu edhe Arben Gashi ka ironizuar me Mimoza Kusari-Lilën, sa i përket çështjes së numrave në kuvend.