Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Nuk do ta doja ta shihja kurrë në këtë gjendje”- Sopi në Hagë me fjalë emocionuese për Jakup Krasniqin

“Nuk do ta doja ta shihja kurrë në këtë gjendje”- Sopi në Hagë me fjalë emocionuese për Jakup Krasniqin

Dëshmitari i radhës, Fatmir Sopi, ish-anëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) përgjatë dëshmisë së tij ka thënë se nuk do të donte ta shihte kurrë në sallë gjyqësore ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi.

Sopi, i pyetur nga Prokuroria e Specializuar lidhur me një video të një vizite të Jakup Krasniqit në lagjen “Kolovicë e Re” ku po qëndronte shtabi i Zonës Operative të Llapit, është shprehur me emocion, shkruan Insajderi.

Kjo çka pash më ngjall emocione, sepse ma kujton zëdhënësin e UÇK’së, njeriu i cili jepte zë dhe jepte shpirt dhe zemër çdo luftari, të nderuarin Jakup Krasniqin, i cili në cilësinë e ministrit bën një vizitë në shtabin e Zonës Operative të Llapit”, deklaroi Sopi.