Kopshti Zoologjik i Shkupit ekziston që nga viti 1926 dhe me kalimin e viteve është zhvilluar në aspektin hapësinor dhe është rritur edhe numri i kafshëve.
Kujdestarja e kopshtit zoologjik, Aleksandra Stevkovska thotë se “kam 11 vjet e gjysmë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit, duke u kujdesur për shimpanzetë dhe gjitarët në kopshtin zoologjik. Unë isha në trajnim për shimpanzetë në Holandë, ku ata na mësuan se si të sillemi dhe çfarë duhet të bëjmë në lidhje me shimpanzenë që jeton në kopshtin tonë zoologjik”.
Mimi ka ardhur nga Afrika në një cirk në Gjermani, nga aty në Holandë dhe rrugëtimi i sạj ka arritur deri në Kopshtin Zoologjik në Shkup.
Shimpanzeja Mimi është e sëmurë, ka problem me zemrën dhe mushkëritë dhe duhet të marrë terapi çdo ditë për gjithë jetën.
Një pjesë të terapisë e merr në mëngjes në orën 09:00, pjesën tjetër në mesditë, por duhet ta marrë për gjithë jetën, pasi kjo i jep mundësi të jetojë më gjatë.