Artistja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri mbrëmë ka kurorëzuar dashurinë e saj me Kreshnik Gjergjin. Dasma madhështore e cila u përfol shumë për dekorin dhe jo vetëm, shkruan Neutral Bizz.
Ajo se çfarë u përfol ishin pikërishtë mos pjesmarrja e 17 artistëve që Dafina ka bashkëpunuar meta, dhe që nuk ishin të pranishëm në dasmë.
Sipas burimeve të Neutral Bizz, shumica e artistëve që kanë bashkëpunuar me Dafina, si Lumi B, Elinel, Varrosi, Ron Zaiti, Mozzik, Vig Popa, Cricet, Muma Official, Elgit Doda, Ya Nina, Tayna, Alban Skenderaj, Kida, Buta, Argjentina Ramosaj, 2po2 dhe Tuna, nuk ishin të pranishëm në këtë ngjarje të veçantë.
Kjo ka shkaktuar diskutime të shumta mes fansave dhe në mediat sociale, pasi shumë prej tyre e prisnin që këta artistë të ishin të ftuar në dasmën e saj.
Megjithatë, Dafina duket se ka vendosur të mbajë një ceremoni duke selektuar vetëm një grup të ngushtë prej artistëve sikurse Yll Limani, Mc Kresha, Afrim Muçiqi, Klajdi dhe Bruno, artistë këta që ka bashkëpunime me ta.
Ndërkaq Remzije Osmani, Dhurata Dora, 2TON, Rina Balaj, Ronela Hajati, Klajdi dhe Bruno, Ardi dhe Mirdoni, Albatrit Muqiqi, ishin figurat tjera që u panë në dasmën e Dafinës.
Ky vendim ka ngjallur kuriozitet dhe spekulime mbi marrëdhëniet e saj me këta artistë, duke lënë hapësirë për diskutime të mëtejshme në lidhje me dinamikat e miqësisë dhe bashkëpunimit në industrinë e muzikës.