Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sot është Shmitri – Çfarë lidhje ka kjo datë me emërtimin e qytetit të Mitrovicës?

Sot është Shmitri – Çfarë lidhje ka kjo datë me emërtimin e qytetit të Mitrovicës?

“MITROVICA DUHET TË QUHET SHËMITRI”

Kështu ka thënë Shefqet Cakiqi-Llapashtica.

Cakiqi ka bërë njjë shkrim, ku tregon se si i ka mbetur emri Mitrovicës.

“Dhimitër, Dhimitra, Dhimitrulla, Mitri, Mitro, Dhimo, etj.”, ka shkruar ai.

Lexoni shkrimin e plotë:

Sot është Shmitri !

MITROVICA DUHET TË QUHET SHËMITRI!

Ky eshte Shëmitri qe perkujtojet dhe dihet si dite e veqante ne Kosove!

SHËN MITRI – URIME PËR EMRIN (26 tetor)

1. Urime për ata që festojnë emrin sot:

Dhimitër, Dhimitra, Dhimitrulla, Mitri, Mitro, Dhimo, etj.

Shën Dhimitri është një nga shenjtorët më të kremtuar në Kishën Ortodokse.

Në Shqipëri ky emër është mjaft i përhapur, madje shumë kisha kanë emrin e Shën Dhimitrit, apo Shën Mitrit. Kemi edhe emra vendesh, si Shëmitri etj.

Në Kosovë dhe në Maqedoni Shën Mitri kremtohet më 8 nëntor, sipas kalendarit të vjetër, ashtu siç ishte edhe në Shqipëri para viteve 1920.

2. Shën Dhimitri lindi në shekullin e 3-të në Selanik dha mbas vdekjes së të atit u bë qeveritar i qytetit. Luftoi me zell për besimin e krishterë, duke predikuar hapur emrin e Krishtit, dhe solli në krishtërim idhujtarët e Selanikut. Për këtë Perandori Maksimilian urdhëroi që Dhimitri të burgoset. Në burg shenjtori bekoi asketizmin dëshmues të Nestorit (shih 27 tetor), dhe më pas u vra i shpuar nga shtizat.

Martirizimi i Shën Dhimitrit ndodhi në vitin 306.

Mbas vdekjes së dëshmorit të madh, shërbëtori i tij besnik Shën Lupo (shih 23 gusht) u dënua me kryeprerje duke rrëfyer Krishtin.

Reliket e Shën Dhimitrit, të cilat kanë veti aromatike dhe shërimi, u gjetën gjatë gërmimit të themeleve për ndërtimin e një kishe të re.

3. SHËRBESA E SHËN DHIMITRIT NË GJUHËN SHQIPE

1. 1911: Shërbesa e Shën Dhimitrit u përkthye me shkurtime (himnet kryesore të Mëngjesores dhe leximet biblike të Meshës) nga prifti i ri atëbotë, At Fan S. Noli, dhe u botua në vëllimin përmbledhës të Mujorëve “Librë e të Kremteve të Mëdha të Kishës Orthodoxe”, f. 32-37:

http://albanianorthodox.com/…/libre-e-te-kremteve-02.pdf

2. 1947: Kjo shërbesë u botua nga Imzot Fan Noli e përditësuar dhe e zgjeruar, sidomos duke shtuar edhe himnet kryesore e Mbrëmësores, në librin e tij më voluminoz, Kremtore, f. 268-279:
http://albanianorthodox.com/…/Kremtore-e-Kishes…

3. Në vitin 2009, shërbesa e Shën Dhimitrit u botua e plotë në gjuhën shqipe, përkthyer nga Atë Justin Anthimiadhi, e cila gjendet vetëm në bibliotekën tonë më poshtë, Mujori I, f. 240-264:

Mujori I, 2009