Shkruan:Afrim Kasolli
Asgjë nuk e përfaqëson rolin prej nje imitatori në politike të kryetarit të LDK-se, Lumir Abdixhikut, se sa rekrutimi i tij këtë jave i një kuadri partiak nga shoqëria e spektaklit. Ai e njoftoi opinionin se pjese e kësaj partie do të jetë tash e tutje edhe Lumbardh Salihu, fituesi i Big Brother.
Eksperimente të tilla nuk janë të panjohura për skenën politike në vend. Nje rast te ngjashëm para disa viteve e kishte promovuar PDK, me nje personalitet po ashtu nga kjo bote, qe mesa me kujtohet quhej Vesel Kurtishi.
Mirepo, shembulli me i fresket i ketij transformimi të politikës si aksion kreativ ne spektakel mbetet kryebashkiaku i Tiranës, Lali Eri, nepermjet shfrytëzimit të famës mediale të Luiz Ejllit. Këtë prirje për kopje Lumir Abdixhiku e ka demonstruar edhe me aplikimin e modelit të Podcast-eve të Edi Rames.
Sjellje të tilla tregojnë për trajektoren politike të këtij drejtuesi të LDK-se. Ai në fillim ishte dalluar si një imitator i retorikës populiste të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Mirëpo, pasi u shtrua si imperativ diferencimi i tij nga ky tandem politik, atëherë kësaj shoqërie ka filluar t’ia ofrojë si alternativë modelin e Big Brother-it. Mbase për të korresponduar dhe me atmosferën kolektive të këtij eventi publik mediatik.
Veprime te tilla, tregojnë me mirë se asgjë tjetër, per përparësitë elektorale( te pamerituara) të Albin Kurtit. Sepse deri sa ky ia ofron elektoratit retoriken e çlirimit te veriut, oponentët e tij atë te modes, spektaklit dhe imitimit, e pa nje narracion autentik per te tashmen dhe të ardhmen.
Kam shkruar edhe në të kaluarën për ndikimin që ka narracioni në jetën politike, por jo vetëm. Pa kultivimin e tij njerëzit do të ishin të përhumbur në kohë dhe hapësirë. Ai është mapa që i ofron kuptim ekzistencës njerëzore. Sipas traditës antike, shpikja e tij ishte bërë me qëllim që të ofronte zgjidhje për fragjilitetin dhe pasigurinë e aksionit njerëzor. Për shkrimtarin dhe nobelisitin e njohur të Amerikës Latine, Mario Vargas Llosa, nevoja për të lindi nga kushti njerëzor, do të thotë “nga ai kusht i çuditshëm sipas së cilit jetojmë vetëm një herë në jetë, por jemi në gjendje të imagjinojmë apo të shpikim mijëra jetë të tjera. Duke qenë se qeniet njerëzore janë ndjerë të mbyllura në jetën e tyre e kanë dashur të jetojnë të tjera, duke i ikur atij kafazi ku janë dënuar të jetojnë një jetë të vetme në kohën kur janë në gjendje të imagjinojnë dhe të dëshirojnë të tjera. / TV Arbëria