Shkruan Afrim Kasolli
Është thënë shpesh se pasurite e nje vendi nuk jane kurrfarë bekimi nëse mungojnë institucionet dhe nje shtet efikas. Përkundrazi, ato mund të shndërrohen në mallkim.
Rast tipik i këtij paradoksi mund të merret Republika Demokratike e Kongos ne Afrikë. Një shtet me 110 milionë banorë, ku 2/3 e te cilëve nuk kanë qasje në ushqim, banim, uji të pijshëm etj. Dhe ku 1 nga 12 fëmijë vdesin para moshës 12 vjeçare.
Sipas këtij mini dokumentari të DW sot ky shtet konsiderohet ndër 5 vendet me te varfera ne bote edhe pse pasur tej mase me ari, diamante, kobalt, uranium, kollan etj. Disa nga keto elemente jane jetike per baterite e makinave elektrike, telefonat e mençur, pajisjet solare etj.
Thuhet se 60 deri ne 80 përqind e rezervave botërorë te kobaltit gjenden ne kete shtet. Ndërkohë, konsiderohet se vlera e këtyre mineralëve nentokesore e tejkalon shumën e 24 bilionë dollarëve.
Megjithatë, ky vend vazhdon te jetë ne zgrip te varfërise dhe një lufte te pafund. Kam shkruar kohë me parë ne artikullin”Pse disa konflikte marrin vëmendje ndërkombëtare e disa të tjera harrohen” mbi arsyet e kesaj harrese te qëllimshme. Dhe se si ky fakt tregon mbi dinamikat e reja qe po krijohen dita ditës nga konkurrenca e ashpër globale për pasuritë minerale.
Ne këtë drejtim lojtare si rajonalë ashtu dhe global, secili ne mënyrën e vet jane te etur per te pasur qasje ne keto resurse, qe teorikisht do ta benin kete shtet me te pasurin, por qe praktikisht i kane shakaktuar vetëm mjerim dhe fatkeqësi. /TV Arbëria