Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Shenjat që tregojnë se keni probleme me veshkat

Shenjat që tregojnë se keni probleme me veshkat

Dështimi i veshkave është sëmundje e rrezikshme që nuk ka kthim. Ja se si me kohë t’i zbuloni ndryshimet dhe problemet në punën e këtyre organeve!

Dështimi i veshkave është gjendje në të cilën të dyja veshkat pushojnë funksionin, pra ja si na paralajmëron trupi ynë këtë sëmundje të rrezikshme.

Tensioni i lartë i gjakut, ngritja e nivelit të kolesterinës, diabeti dhe gurët në veshka munden me kalimin e kohës të shkaktojnë dështimin e veshkave.

Me sëmundjen kronike të veshkave mund të funksionojë edhe ndihma mjekësore dhe rrallë kalojnë në dështim, mirëpo edhe kjo gjendje mund të çojë deri në vdekje me shkatërrimin e sistemit kardiovaskular dhe me shtimin e rrezikut nga sulmi në zemër.

Simptoma kryesore e dështimit të veshkave është shfaqja e gjakut në urinë, si edhe lodhja konstante, nyjat e ënjtura, humbja e frymës dhe krupa.

Mirëpo, kontrolli i ndryshimit të urinës është forma më e mirë që me kohë të zbuloni sëmundjen e veshkave.

Nëse urinoni më shpesh se zakonisht, urina ka ngjyrë më të errët dhe ka aromë të pakëndshme, menjëherë shkoni te mjeku.

Numri i të sëmurëve nga sëmundjet e rënda të veshkave dukshëm është shtuar në dhjetë vjetët e kaluar, më së shumti i sulmon personat midis moshës 65 dhe 74 vjeç dhe më shpesh meshkujt sesa femrat.

Powered by WordPress