Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > Motra e Antonela Berishës dyshohet se ka sulmuar fizikisht edhe ish-banorin e “Big Brother”

Motra e Antonela Berishës dyshohet se ka sulmuar fizikisht edhe ish-banorin e “Big Brother”

Motrat Antonela dhe Mariela Berisha u vunë në qendër të mediave javë më parë kur sulmuan modelen Klea Prenga në një nga restorantet e Tiranës.

Ato u fshehën për muaj më radhë, ndërsa vetëm pak ditë më parë u kthyen nga Dubai për tu përballur me drejtësinë.

Klea Prenga ka shkruar se Mariela Berisha veç gjyqit me të, ka dhe një gjyq të hapur në Itali me një person të quajtur Arben Kasemi, administratori i faqes së Instagramit “Vipat e Bllokut”.

Ky shtetas, i njohur dhe si Ben Kasemi, ka qenë banor i “Kafazit të Artë” dhe “Big Brother”.

Sipas dokumentit, Kasemi është personi i lënduar nga Mariela, ndërsa nën hetim është marrë edhe një person tjetër, Florian Berishaj. Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 21 mars 2022, shkruan “Panorama”.

Mariela e ka sulmuar fizikisht Arbenin, pas disa postimeve që ky i fundit kishte bërë në rrjetet sociale për të. Dhuna, në atë kohë nuk u bë publike, por Kasemi, e ka denoncuar në Itali Marielën, duke qenë se është shtetas rezident në vendin fqinj.

Në atë kohë edhe Antonela ka qenë e përfshirë në këtë konflikt të ashpër, por duket se ndaj saj nuk ka pasur një akuzë, duke qenë se në momentin e dhunës ajo nuk ka qenë prezente, por vetëm e motra dhe i afërmi i tyre.

Klea ka shkruar se akuza që rëndon për Marielën në Itali është “Tentativë Vrasje”.

Powered by WordPress