Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pas sulmit që iu bë kryetarit të Pejës nga dy persona, Prokuroria jep detaje për të dyshuarit

Pas sulmit që iu bë kryetarit të Pejës nga dy persona, Prokuroria jep detaje për të dyshuarit

Nesër do të mbahet seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetari të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Raportohet se zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se tashmë e kanë bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

“Nesër duke filluar nga ora 09:30 do të mbahet seanca për caktimin e paraburgimit. Personat në fjalë akuzohen për veprat penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘lëndim i lehtë trupor’”, ka thënë Nikçi.

Ai ka shtuar se është lënduar shoqëruesi i Muhaxherit. I pari i Pejës ka thënë se është në gjendje të mirë shëndetësore.