Mëngjesin e sotëm u sulmua fizikisht kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.Ky sulm ka nxitur reagime të shumta në publik dhe nga i tërë spketri politik.
Paparaci ka ‘zbardhur’ emrat e dy sulmuesve, e ata janë Korab Lulaj dhe Dukagjin Lulaj.Ata janë ndaluar nga Policia e Kosovës për sulmin ndaj Muhaxherit. Lulajt dalin të jenë përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kjo dëshmohet në bazë të postimeve të tyre në rrjetin social Facebook, ku kanë shpërndarë postime të ndryshme përkrahëse ndaj liderit të tyre Albin Kurti, e partiakëve të tjerë.
Këshilltari politik i ministrit Liburn Aliu, Berat Ganiqi, i pati ishte ai i cili postoi edhe videon.
E pastaj ndryshoi tekstet me fjalët ‘Me sabah paska kërcit dajaku. Tybe keq’.
Ku disa orë më vonë ‘zbuti’ reagimin duke thënë se ‘Dhuna nuk zgjidh probleme’.