Kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, i cili është me profesion mjek onkolog ka mbajtur një ligjëratë senzibilizuese për ndërgjegjësimin ndaj rreziqeve dhe formave më të mira të mbrojtjes nga kanceri i gjirit organizuar nga Forumi i Gruas i LDK-së në këtë qytet.
Hyseni ka thënë se kjo betejë fitohet vetëm me zbulimin e hershëm.
Ai ka bërë thirrje që të shtohet kujdesi e të ngritet edhe më shumë vetëdijësimi.“Muaji Tetor, është Muaji Ndërkombëtar i Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, por ne këtë luftë duhet ta bëjmë çdo ditë e në secilin muaj.
Duke qenë përballë një lufte të tillë çdo ditë, jam i bindur se kjo betejë fitohet vetëm me zbulimin e hershëm. Prandaj, edhe sonte sikur përherë bëra thirrje që të shtohet kujdesi e të ngritet edhe më shumë vetëdijësimi, në mënyrë që të shtohen edhe kontrollat, sepse vetëm kështu mund të arrijmë sukses në betejën tonë” ka thënë Hyseni.
Postimi i plotë: