Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.Osmani thotë se bashkë me Von der Leyen diskutuan rreth Planit të Rritjes dhe agjendën e reformave, ku prej të cilës për Kosovën do të jenë në dispozicion mbi 800 milionë euro.
“Së bashku diskutuam Planin e Rritjes dhe agjendën tonë të reformave, prej të cilës do të kemi në dispozicion mbi 800 milionë euro. Në këtë frymë, ritheksova edhe nevojën për heqjen e masave të padrejta kundër Kosovës, nga të cilat më së shumti po dëmtohen qytetarët e vendit tonë”, ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë: