Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mësohet identiteti edhe i të arrestuarit të dytë për sulmin ndaj Muhaxherit

Mësohet identiteti edhe i të arrestuarit të dytë për sulmin ndaj Muhaxherit

Korab Lulaj dhe Dukagjin Lulaj, janë dy të arrestuarit për sulmin ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Policia e Kosovës i ka arrestuar që të dy pas sulmit ndaj Muhaxherit në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Lidhur me sulmin ndaj Muhaxherit është deklaruar prokuroria dhe policia në rajonin e Pejës, duke bërë me dije se Muahxheri është dërguar në spital për të parë dëmtimet, ndërkaq të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.