Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Pas ndarjes nga Lopez, Affleck gati për lidhje të re, por me një kusht

Pas ndarjes nga Lopez, Affleck gati për lidhje të re, por me një kusht

Një prej ndarjeve më të përfolura përgjatë muajve të mëparshëm ishte dhe ajo e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck.

Mirëpo pas divorcit duket se Affleck është gati për një lidhje të re në jetën e tij. Sipas burimeve, këtë herë ai ka vendosur të takohet vetëm me gra që nuk kanë probleme me alkoolin apo konsumojnë shumë, duke theksuar rëndësinë që ka për të, pasi po përpiqet të qëndrojë larg alkoolit me një të shkuar plot telashe dhe varësie.

Burime tregojnë se periudha pas ndarjes ka qenë i vështirë për aktorin, duke e bërë atë të kuptojë se sa e thelbësore është të mos rrezikojë më duke rënë pre e ish-varësisë së tij.

“Ben nuk ka hequr dorë nga marrëdhëniet dhe përfundimisht ndihet gati për të ecur përpara… Ai nuk do të krijojë asnjë marrëdhënie serioze derisa divorci të përfundojë, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të takohet apo njohë femra të tjera.”

Powered by WordPress