Analisti politik dhe ish – kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një intervistë për TV Arbëria, deklaroi se qeveria aktuale prej që është në mandat ka pasur një tendencë të mënyrës se si të zhvillohet procesi në kuptimin e përgjegjësive që Kosova i ka karshi këtij procesi në formën e marrëveshjeve të arritura më herët dhe tash.
“Qeveria e Republikës së Kosovës prej që është në mandat zoti Kurti, të qeverisjes ka pasur një lloj tendence të mënyrës se si zhvillohet procesi në kuptimin e përgjegjësive që Kosova i ka karshi këtij procesi në formën e marrëveshjeve të arritura më herët dhe të arritura tash, dhe pastaj mënyra se si ky proces rezulton në ato të dëshiruarat dhe të kërkuarat nga Kosova në raport me mirëmbajtjen e kultivimit me aletatët dhe partnerët tanë perëndimor, përmes të cilëve natyrisht Kosova ka korrur suksese në të kaluarën dhe vazhdon të ketë ende”, është shprehur ai.
Sipas vlerësimit të Ymerit, Qeveria aktuale ndryshe nga ato të kaluarat ka një tjetër drejtim politik ku bazohen në forcat e brendshme teksa thotë se e ka transformuar kuptimin sovranitet.
Tutje, Ymeri për TV Arbëria thekson se sovraniteti ushtrohet në bashkëpunim me të tjerët dhe jo në kundërshtim me ta, mes tjerash ai thotë se qeveria Kurti ka pasur këtë qasje e cila shkon përmes përplasjes me miqtë tanë.
“Në këtë drejtim mendoj që Qeveria aktuale e Kosovës karshi qeverive të kaluara ka pasur një drejtim tjetër në politik të bazimit kryekëput në forcat e brendshme duke konsideruar se kjo është mënyra e vetme e cila mund të arrijmë suksesin dhe e ka transformu kuptimin e fjalës sovranitet. Sovraniteti i Republikës së Kosovës sot është sovranitet i cili ushtrohet në bashkëpunim me të tjerët, dhe jo i cili ushtrohet në kundërshtim me të tjerët. Qeveria e Kosovës ka pasur këtë qasje e cila shkon përmes përplasjes me miqtë tanë për të cilën mendoj që është jashtzakonisht e dëmshme për Republikën e Kosovës”, tha ai për TV Arbëria.
Për më shumë detaje ndiqeni intervistën e plotë: