Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bislimi: Kosova nuk i ikë asnjë obligimi kur ka zotim për zbatim të plotë të marrëveshjes

Bislimi: Kosova nuk i ikë asnjë obligimi kur ka zotim për zbatim të plotë të marrëveshjes

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se Kosova do ta zbatojë në tërësi marrëveshjen bazike të Brukselit ku përfshihet edhe formimi i Asociacionit në momentin që ka zotim për zbatim të plotë të kësaj marrëveshje.

Këto deklarime ai i ka bërë pas takimit në tre palësh në Bruksel me të dërguarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorin serb Petkoviq.

I pyetur nëse ka pas presion për formimin e Asociacionit ai ka thënë se për këtë duhet të plotësohen disa kushte duke përmendur zotimin për zbatimin e marrëveshjes.

“Ne kemi bërë të qartë që në atë moment që ka dakoordim për zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike, Kosova nuk i ikë asnjërit prej obligimeve të saj. Kosova zotohet se e zbaton marrëveshjen në tërësi ashtu siç ka treguar gatishmëri për nënshkrim në Ohër”, ka thënë Bislimi pas takimit në Bruksel.