Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > U fiksua me chatbot-in e AI, 14-vjeçari i jep fund jetës pas mesazheve që mori, nëna padit kompaninë

U fiksua me chatbot-in e AI, 14-vjeçari i jep fund jetës pas mesazheve që mori, nëna padit kompaninë

Nëna e një adoleshenti, që vrau veten pasi u fiksua me një chatbot të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, ka ngritur një padi ndaj krijuesve të tij, duke i akuzuar si fajtorë të vdekjes së djalit të saj.

Sewell Setzer III, një nxënës 14-vjeçar në Orlando, Florida, kaloi javët e fundit të jetës duke i dërguar mesazhe një personazhi të AI të quajtur si Daenerys Targaryen, një personazh në ‘Game of Thrones’.

Adoleshenti e dinte që chatbot-i nuk ishte një person real, por teksa i dërgonte mesazhe robotit dhjetëra herë në ditë, Setzer filloi të izolohej nga bota reale. Megan Garcia, nëna e Setzer, pohoi se djali i saj kishte rënë viktimë e një kompanie që joshi përdoruesit me biseda seksuale dhe intime.

Megan Garcia paditi në një gjykatë federale në Florida kompaninë ‘Character.ai’, e cila ofron një chatbot të personalizueshëm për role-playing, duke e akuzuar për neglizhencë dhe praktika tregtare mashtruese.