Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka korrur suksese në profesionin e tij si inxhinier i elektros.
Në një seancë të jashtëzakonshme, ai ka pohuar këtë duke thënë se gjendja në Korporatën Energjetike të Kosovës vazhdon të jetë jo e mirë.
“Çdo mungesë e prodhimit të energjisë elektrike në KEK është përfitimi i grupeve kriminale të interesit që janë të lidhura ngushtë me kryeministrin Kurti dhe me deputetë të LVV-së, dikur hajnin e kishin më të vogël, tash janë bërë me imunitetit të deputetit, hajnin e kanë rritur në miliona përmes shitjes së energjisë”, ka thënë Haxhiu.