Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë dhe deputetët e VV-së për mospjesëmarrje në debate të thirrura nga opozita.
“Po ua rikujtoj që sot është debati i katërt që opozita e ka thirr e që fton kuvendin e Kosovës si institucionin kryesor në vend të debatojë për tema dhe skandale të cilat së paku meritojnë një përgjigje nga ata që fituan 50 për qind e na patën lodh “krejt dhe drejt”. E patën lodh një popull sa të mirë e të mençur janë e të pastër poashtu, e sot thatë këtu, e thatë këtu. As nuk janë kolegët deputetë të shumicës e as nuk është asnjëri i qeverisë për të thënë një fjalë, me e mbrojtë apo me e kundërshtuar një temë që tanimë është skandal jo vetëm për rendin dhe ligjin por skandal publik që meriton një përgjigje”, u shpreh Tahiri.