Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Edhe ne e duam jetën”, punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritjen e pagave dhe pagesën e rrezikshmërisë

“Edhe ne e duam jetën”, punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritjen e pagave dhe pagesën e rrezikshmërisë

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka protestuar para zyrave të KEK-ut në Prishtinë.

Protestuesit kanë kërkuar rritjen e pagave, pagesën e rrezikshmërisë për ata që punojnë në kushte të vështira dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime.

Kryetari i Sindikatës së Re Korporatës Energjetike të Kosovës, Nexha Llumnica, tha se ngritja e pagave është e domosdoshme për mirëqenien dhe drejtësinë e punëtorëve.