Kandidati për deputet nga partia e Nisma, Endrit Shala, ka reaguar rreth një rasti në Mitrovicë, Ferizaj e Vushtrri, ku janë mbylluar repartet e infektivës.
Shala e ka publikuar si skandal, duke e quajtur Qeverinë Kurti të paaftë.
Tutje ai ka thënë se Kurti me kabinetin e tij po dështojnë ta garantojnë shëndetin e qytetarëve.
“Kurti dhe kabineti i tij po dështojnë të garantojnë shëndetin dhe sigurinë e popullit tonë! Në vend që të forcojnë kapacitetet, ata po i shkatërrojnë ato, duke lënë qytetarët e Kosovës të pambrojtur”, ka shkruar Shala.
Reagimi i plotë:
Një tjetër skandal nga kjo qeveri e paaftë!
Mbyllja e repartit të infektives në Mitrovicë dhe në spitale të tjera si në Ferizaj e Vushtrri është shkatërruese për qytetarët që kanë nevojë për trajtim shëndetësor. Kurti dhe kabineti i tij po dështojnë të garantojnë shëndetin dhe sigurinë e popullit tonë! Në vend që të forcojnë kapacitetet, ata po i shkatërrojnë ato, duke lënë qytetarët e Kosovës të pambrojtur. Mitrovica dhe të gjitha qytetet tona meritojnë shëndetësi me spitale që funksionojnë, jo politika të dështuara!
E.SH