Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj ish-Presidentit Ilir Metës dhe “detyrim paraqitje” për deputeten Monika Kryemadhi.
Ndaj Metës dhe Kryemadhit rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Masa e sigurisë u konfirmja dhe për Pirro Xhixhon e Ema Çokun të cilët akuzohen po ashtu për këtë dosje.