Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mehmetaj zbulon se Kurti e nxori nga zyra me ofendime shefin e AKI-së: Prokuroria ta hetojë AKI-në për rrjedhje informacioni!

Mehmetaj zbulon se Kurti e nxori nga zyra me ofendime shefin e AKI-së: Prokuroria ta hetojë AKI-në për rrjedhje informacioni!

Gazetari Lirim Mehmetaj ka shkruar se nisja e hetimeve ndaj tij dhe gazetarit Vehbi Kajtazi, për zbulim të emrave të personelit të AKI-së, është e jashtëligjshme.

Mehmetaj ka thënë se fakti që shefi i AKI-së ka dërguar në Prokurori kërkesën për hetim të gazetarëve tregon “nivelin e paaftësisë kolosale që ka”.

“Debill, hetimi duhet të bëhet në AKI për rrjedhje të informacionit, e jo ndaj qytetarëve të lirë të Kosovës të cilët raportojnë për krim dhe parregullsi brenda institucionit. Ti, si shef i AKI-së duhet të shkosh në Prokurori e t’i ftosh ata për të hetuar në institucion që të kuptohet se nga po rrjedh informacioni nga brenda”, ka shkruar Mehmetaj.

Madje Mehmetaj ka shkruar se është edhe vet Ajeti i cili duhet të hetohet.

“Ti personalisht po ashtu duhet të hetohesh, meqë siç e di, ajo që ishte para teje shefe, është larguar pikërisht për këtë punë: për rrjedhje të informacionit”, ka deklaruar tutje kryeredaktori i Albanian Post.

Madje Mehmetaj ka treguar një episod, ku sipas tij Ajetin e kishte larguar nga zyra me britma e ofendime, kryeministri Albin Kurti.

“Unë nuk kam faj që të ka nxjerr Albin Kurti nga zyra me brima, duke të ofenduar e duke të dhënë ultimatume. Çka të bëjmë ne që ti i dridhesh atij?”, ka shkruar Mehmetaj në Facebook.