Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Nuk largohet sasia e manganit me vluarje të ujit”, Mjeku: Uji në Badoc ende i papijshëm

“Nuk largohet sasia e manganit me vluarje të ujit”, Mjeku: Uji në Badoc ende i papijshëm

Arjeta Mjeku – Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina” ka njoftuar se aktualisht po vazhdon sasia e lartë e manganit në ujin e pijshëm në Liqenin e Badocit.

Mjeku në “Five” të Dukagjinit u shpreh se të gjitha lagjet dhe vendet e kryeqytetit që furnizohen nga Liqeni i Badocit të mos e konsumojnë ujin në ujësjellës për shkak të vlerave të larta të manganit në të. Ajo rekomandoi që qytetarët të mos e vlojnë ujin sepse nuk largohet sasia e manganit me vluarje të saj.

“Po vazhdon që Liqenin e Badocit sikur në ujin e patrajtuar dhe të trajtuar vazhdon të jetë sasia e manganit e lartë. Ende uji i papijshëm. 0.08g miligram për litër e kemi sasinë e manganit në sasinë e ujit të patrajtuar. Ndërsa tek uji i trajtuar ka 0.03 miligram për litër. Shumë shpejt do të eliminohet kjo. Jemi duke pastruar dhe shpërlarjen e linjave magjistrale dhe sekondare në mënyrë që të mos mbetet sasi e manganit në grupacione primare dhe sekondare. Rekomandimi tjetër është nga IKSHPk-ja që ne të figurojmë uji pije për pije dhe përgatitje të ushqimit përmes autobotëve duke filluar nga Badoci i ri, Graçanica, Hajvalia, Veterniku, Lagjja e Spitalit, Rruga B, Lagja Bregu i Diellit, Muharrem Fejza. Uji mbetet i papijshëm.Dukuri termike, ndodh kur ditët janë të nxehta e netët e ftohta. Diçka kimike. Ujin nuk duhet të vlojnë sepse nuk e largojnë manganin nga uji. Por duhet të marrin nga autobotët. Do të marrim masa të tjera që herave të tjera të mos kemi probleme të tilla”, vijoi Mjeku.