Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Miratimi i agjendës së reformave, Bislimi: Kosova një hap më pranë Bashkimit Evropian

Miratimi i agjendës së reformave, Bislimi: Kosova një hap më pranë Bashkimit Evropian

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se aprovimi i agjendës së reformave për Kosovën në kuadër të Planit të Rritjes nga Komisioni Evropian, e ofron vendin me Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se nga kjo Kosova do të përfitojë në 882 milionë euro.

“Sot u aprovua agjenda e reformave të Kosovës nga Komisioni Evropian, në kuadër të Planit të Rritjes. Një agjendë e targetuar drejt avancimit përmbajtjesor dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian. Me aprovimin e agjendës së reformave, hapet rruga drejt mundësimit të pagesave të para, prej të cilave në total Kosova do të përfitojë deri në 882 milionë euro”, ka shkruar Bislimi.

Komisioni Evropian e ka bërë hapin kyç për të mundësuar pagesat e para për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Plani i Rritjes dhe reformave, duke miratuar në takimin e 23 tetorit agjendat e reformave për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë.