Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ShBA kërkon proces të drejtë e të hapur të zgjedhjes së pesë kryeprokurorëve

ShBA kërkon proces të drejtë e të hapur të zgjedhjes së pesë kryeprokurorëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë proces të drejtë e të hapur të zgjedhjes së pesë kryeprokurorëve.

Ambadadori Jeffrey Hovenier ka shkruar se ky proces duhet t’i vlerësojë meritat dhe përfaqësimin gjinor.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës ka hapur të hënën konkurset për pesë pozita të Kryeprokurorit. SHBA i bën jehonë thirrjes së BE-së për një proces përzgjedhjeje të drejtë, të hapur dhe gjithëpërfshirëse që vlerëson meritat dhe përfaqësimin gjinor. Besimi i publikut tek sistemi i prokurorisë dhe tek kandidatët e përzgjedhur varet shumë nga besueshmëria e proceseve të administruara nga KPK”, ka shkruar Hovenier. në “X”.