Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hisen Berisha për hetimet ndaj Liburn ALiut: Ngjallin shqetësime për qeverisjen e vendit

Hisen Berisha për hetimet ndaj Liburn ALiut: Ngjallin shqetësime për qeverisjen e vendit

Hisen Berisha, deputeti nga PDK-ja në një përgjigje për TV Arbëria ka komentuar hetimet ndaj Liburn Alit, ministrit të Infrastrukturës.

Ai ka potencuar se këto hetime ngjallin shqetësime për qeverisjen aktuale si dhe thotë se sistemi i drejtësisë duhet të veprojnë me pavarësi dhe transparencë.

“Ky proces hetimor që lidhet me çështjen e ambalazhuesve ngre shqetësime të rëndësishme për qeverisjen e Kosovës dhe integritetin e proceseve administrative në sektorin publik.

Ndërsa institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë me pavarësi dhe transparencë, është thelbësore që opinioni publik të ketë qasje në informacion të plotë dhe të saktë për të kuptuar thelbin e çështjes dhe për të vlerësuar veprimin e drejtësisë por edhe pretendimet e opozitës ndërlidhur me shum afera korruptive me karakter të krimit të organizuar institucional dhe abuzimit me procedurat ligjore administrative”, kaa thënë ai.

Sipas Berishës ndërhyrjet që cënojnë transparencën, jovetë që dëmtojnë imazhin e institucionevve por edhe krijojnë mosbesim tek qytetarët.

“Kjo situatë hap një debat të rëndësishëm mbi menaxhimin e resurseve publike dhe respektimin e rregullave të konkurrencës në tregun vendor. Çdo ndërhyrje që cenon transparencën dhe drejtësinë në procedurat publike jo vetëm që dëmton imazhin e institucioneve, por rrezikon edhe mirëbesimin e qytetarëve ndaj qeverisjes.

Ndërkohë, qeveria në vend që të demonstrojë angazhimin e saj për luftimin e korrupsionit dhe mbrojtjen e interesit publik, duke i lënë hapësirë organeve të drejtësisë që të kryejnë hetimet e nevojshme pa ndikime politike, po e bën të kundërten duke duke i ndërruar hetuesit në të gjitha fushat ku po hetohen krimet qeveritare, si dhe për ta koncentruar kontrollin e rrjetit të krimit ekonomik financiar në dorën e vet”, ka thënë Berisha.

Ai ndër të tjera ka potencuar se kjo temë është një moment kritik për të kërkuar hetime shumë dimensionale.

“Për qytetarët dhe ne si parti shtetformuese, ky është një moment kritik për të kërkuar hetime shumëdimensionale, të papenguar e të ndershëm; po ashtu, qeverisje të përgjegjshme dhe institucione që veprojnë me ndershmëri dhe efikasitet.

Kosova ka nevojë për një qeveri që mbështet zhvillimin ekonomik dhe drejtësinë, jo për një administratë që mund të komprometohet nga interesa të ngushta përfitimi criminal”, ka thënë Berisha. /TV Arbëria