Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A po e “imiton” fshehurazi Ramush Haradinaj presidenten Vjosa Osmnain?

A po e “imiton” fshehurazi Ramush Haradinaj presidenten Vjosa Osmnain?

Presidentja Vjosa Osmani kohë më parë ka deklaruar se për të themeluar Asociacionin duhet që t’i garantohet Kosovës se do të ketë mbështetjen për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe të ketë siguri, shkruan TV Arbëria.

Këto deklarata presidentja i kishte dhënë në Zërin e Amerikës.

Duket se këtë model po e ndjek edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai për koicidencë në të njëjtin medium i dha deklaratat e njëjta sikurse presidentja, duke kërkuar garanci për Kosovën  në rast se formohet Asociacioni.

Haradinaj kërkon që të procedohet çështja e Asociacionit por që me këtë të krijohet garanci për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO.

A po pajtohet në mënyrë të “heshtur”, Ramush Haradinaj me presidenten Vjosa Osmnain?

Ja deklaratat e të dyve:

“Nëse Kosova do t’i zbatojë të gjitha këto detyrime që i ka marrë, na duhen garanci për sigurinë, mbështetje ndërkombëtare, anëtarësim në organizata ndërkombëtare, jo si transaksion, por si projekt i cili përfundimisht e mbyllë këtë temë dhe sjell më shumë paqe e siguri në rajon”, deklaroi Osmani.

“…unë do të kisha vepruar si vijon; kisha kërkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kundërvlerën e veprimit me Asociacionin me anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO. Pra procesin deri në NATO edhe si mundësi, sepse askush nuk mund ta garantojë që në një periudhë kohore të tillë deri kur do të ndodhë kjo për shkak të katërshes jonjohëse. Unë do të kisha vepruar në kontratë bilaterale me SHBA-në e do të kisha vepruar me të gjitha obligimet e dialogut në mënyrë që të arrijmë NATO-n…”, deklaroi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. /TV Arbëria/

Powered by WordPress