Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Fenomeni i vetëlëndimit të fëmijëve “Kush qëndron pa frymë”, pasojat psikologjike dhe mbyllja e Tik-Tok-ut

Fenomeni i vetëlëndimit të fëmijëve “Kush qëndron pa frymë”, pasojat psikologjike dhe mbyllja e Tik-Tok-ut

Sfida e vetëlëndimit e nxitur nga disa video në “TikTok” ka prekur edhe nxënësit e shkollave fillore të mesme të ulëta në Kosovë. Ky fenomen i rrezikshëm nga “TikTok” i vetëlëndimit, pas komunës së Gjakovës ka prekur edhe komunën e Kamenicës së fundmi.

Në Policinë e Kosovës, janë të raportuara disa nxënës të klasave të teta dhe të nënta në këtë komunë, të njëjtët kanë provuar të lëndojnë vetën, përshkak të një sfide se “kush qëndron më gjatë pa frymë”, në Tik-Tok.
Këtë sfidë të vetëlëndimit të influencuar nga Tik-Tok në komunën e Kamenicës e ka konfirmuar, drejtori i Arsimit i kësaj komune, Afrim Dervishi për portalin rtv21.tv

Sipas tij kjo sfidë e vetëlëndimit nga nxënësit, ka qenë një lloj gare se kush mund të qëndrojë pa frymë.
Psikologia e fëmijëve Mirjeta Pestisha në lidhje me këtë çështje për portalin rtv21.tv, ka thënë se presioni social ka ndikim tek fëmijët të cilët mund të ndihen në presion të marrin pjesë në trende.

“ Në Tik’tok mund të cenohet siguria dhe privatësia e fëmijëve, ku ata mund të ndajnë pa dashje informacione personale që mund të përdoren për qëllime të këqija, apo sfida që mund të jenë të rrezikshme ose të papërshtatshme për moshën e tyre. Varësia është dizajnuar për të mbajtur përdoruesit e angazhuar për periudha të gjata kohe, gjë që mund të dërgoj në varësi nga përdorimi i saj. Fëmijët në këtë aplikacion varësia është e madhe për shkak të videove interesante, qesharake, si cdo aplikacion tjetër edhe në këtë platformë ndodh bullizmi dhe ngacmimi online”, potencon ajo.

Psikologia e fëmijëve tregon faktorët që ndikojnë në gjendjen psikologjike të fëmijëve pas përdorimit të rrjetit social Tik-Tok.

“Një faktorë tjetër është krahasimi social, ku fëmijët mund të bëjnë krahasime me jetën e të tjerëve si dhe pamjen fizike. Të gjitha këto dukuri negative që i marrim nga përdorimi i Tik-Tok, sidomos tek fëmijët ndikojnë në gjendjen e tyre psikologjike, emocionale dhe fizike”, deklaron Pestisha për portalin rtv21.tv

Ndërkohë ajo apelon prindërit të kenë kujdes të shtuar në kontrollë tek fëmijët e tyre.

“Prindërit duhet patjetër të jenë kontrollues të fëmijëve dhe adolëshentëve pavarsisht që kjo mund të jetë sfiduese, mirëpo duke pasur parasysh efektet negative dhe rreziqet me aq sa kanë kohë dhe mundësi duhet të mbikqyren dhe të kontrollohen fëmijët jo vetëm në Tik’tok mirëpo në qdo rrjet social tjetër”, apelon psikologia e fëmijëve.

Pestisha krejt në fund tregon qasjen e këtij rrjeti social tek fëmijët.

“Aplikacioni TikTok i cili po përdoret në mas të madhe, sidomos kohëve të fundit për shkak të kontentit të tij i cili është i lehtë në qasje, mund të hapet nga cila do moshë vetëm duke dhënë një vit të lindjes jo të sakt, mirëpo cilat mund të jenë efektet negative, natyrisht e para është përmbajtja e papërshtatshme edhe pse Tik-Tok përpiqet të filtrojë përmbajtjen, fëmijët mund të ekspozohen ndaj përmbajtjeve që janë të papërshtatshme për moshën e tyre në fakt këto pamje në disa raste i ndan vetëm një vijë e hollë nga filmat dhe pamjet pornografike”, përfundoi ajo.

Eksperti i rrjeve sociale Valon Kerolli në lidhje me këtë çështje për portalin rtv21.tv, thotë se fëmijët janë shumë të rrezikuar nga sfidat e rrezikshme në thekst të veçantë nga rrjeti social Tik-Tok.

Rreziku i fëmijëve nga sfida e TikTok-ut, sipas ekpertit të rrjeteve sociale fëmijët nuk janë në dijeni të plotë për rrezikun që mund të pasojnë nga sfida.

“Fëmijët janë shumë të rrezikuar nga sfidat e rrezikshme në rrjete sociale, si ato që po qarkullojnë në TikTok. Në shumë raste, ata nuk e kuptojnë plotësisht rrezikun që këto sfida mund të sjellin për shëndetin e tyre fizik dhe mendor. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që prindërit dhe mësuesit të përfshihen në mënyrë aktive për t’i informuar dhe mbrojtur ata nga përmbajtjet e rrezikshme”, tha ai për portalin rtv21.tv

Kerolli i pyetur për ndërmarrjen e masave nga organet kompetente për këtë çështje, ai tha se autoritet kosovare janë në gjumë në këtë aspekt.

“Me ato që kam parë unë deri më tani, autoritetet tona kanë qenë dhe akoma janë në gjumë në këtë aspekt”, tha tutje ai.

Ndërkohë sa i përket mundësisë së regjistrimit për fëmijë në këtë aplikacion, ai thotë se ata gënjenjë për moshën e tyre për qasjen në të.

“Realisht, Tik-Tok nuk e ofron mundësinë e regjistrimit për fëmijë por ata gjejnë forma alternative për tu regjistruar aty madje edhe duke gënjyer për moshën e tyre, prandaj për mendimin tim më e rëndësishme është të rritet ndërgjegjësimi dhe edukimi për rreziqet dhe përdorimin e sigurt të rrjeteve sociale. Madje edhe vetë Tik-Tok si platformë ka mekanizma kontrolli prindëror që mund të përdoren efektivisht për të kufizuar për të kufizuar përmbajtjet e rrezikshme”, deklaron ai.

Zgjidhja thelbësore për ndalimin e kësaj dukurie në vendin tonë, sipas Kerollit është edukimin e fëmijëve në shtëpi dhe në shkolla për përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë dhe rrjeteve sociale.

“Zgjidhja thelbësore po të pyetesha unë do të ishte ndalimi i tërsishëm i Tik-Tok-ut në Kosovë, por meqenëse kjo duket e pamundshme aktualisht, zgjidhja më e mirë do të ishte një qasje e integruar që përfshin edukimin e fëmijëve në shtëpi dhe në shkolla për përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë dhe rrjeteve sociale”, potencon ai.

Krejtë në fund eksperti i rrjeteve sociale, përmend nevojën për lansimin e një fushate ndërgjegjësuese nga autoritetet shtetërore për të informuar vecanërisht nxënësit në shkolla se si duhet përdorur dhe për rreziqet që vijnë nga rrjetet sociale që sipas tij është masë urgjente.

“Prindërit duhet të jenë më të vetëdijshëm për përmbajtjen që konsumojnë fëmijët e tyre dhe të vendosin kufizime të përdorimit të pajisjeve teknologjike dhe kufizime të përmbjajtjeve që ata mund të konsumojnë në rrjete sociale. Një hap tjetër i domosdoshëm që duhet bërë urgjentisht është lansimi i një fushate ndërgjegjësuese nga autoritetet shtetërore për të informuar publikun e vecanërisht nxënësit në shkolla se si duhet përdorur dhe për rreziqet që vijnë nga rrjetet sociale”, tha Kerolli.

Kujtomë se rreth 19 nxënëse në Gjakovë kanë lënduar vetën të ndikuar nga një video- lojë një rrjetin social Tik-Tok.

Por që këto nuk janë raste të para të raportuara për lëndimet e nxënësve të nxitur nga Tik- Tok, në maj të këtij viti janë raportuar 17 raste të nxënëseve të shkollave fillore të mesme të ulët “Mihal Grameno” dhe “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë.