Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nuk do ta zhvillojë vizitën e planifikuar për nesër në Jordani.
Kështu bëri të ditur një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, i cili u shpreh se Blinkeni do të udhëtojë për në Arabinë Saudite, raporton Sky News.
Edhe Ministria e Jashtme jordaneze konfirmoi se vizita ishte shtyrë, por tha se nuk u dha asnjë arsye.