James O’Brien, Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Azi, së fundmi ka vizituar Kosovën, shkruan TV Arbëria.
O’Brien gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, tha se si pasojë e moskoordinimit të veprimeve të Qeverisë së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, shteti i Koosvës ka mbetur pa u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Lidhur më këtë për TV Arbëria, ka folur Dritëro Arifi, njohësi i çështjeve ndërkombëtare.
Ai ka thënë se derisa Kosova nuk e ka një kordinim të plotë me ndërkombëtarët, atëherë SHBA-të do të vazhdojnë të kenë pakënaqësit e tyre karshi Kosovës.
“Normalisht që qeveria amerikane është shumë e paknaqur me veprimet e Qeverisë, pra që janë të pakordinuara dhe derisa të mos kordinohet plotësisht për çdo veprim atëhere Qeveria e SHBA-ve do ta shpreh këtë qëndrim”, ka thënë Arifi.
Ai tutje tha se integrimi i Kosovës drejt familjes euroatlantike varet nga qëndrimi i SHBA-së.
“Pra edhe na e dëshmojë në mënyrë praktike që anashkalimi i Kosovës nga SHBA-ja po vëreehet që u penalizuam në Këshillin e Evropës, edhe pse SHBA-të aty nuk kanë ndonjë influenc të madhe, në mënyrë vizuele poë si mbështetje politike ëhstë e padiskutueshme e mos të flasim për anëtarësimin në NATO, pra me një fjalë çdo gjë që lidhet me integrimin e Kosovës në familjjen euroatlantike ekskluzivisht, pra në mënyrë ekskluzive varet nga qëndrimi i SHBA-ve, pra vendet e tjera vetëm do ta përcjellin në njëfarë mënyre veprimin e SHBA-ve rreth Kosovës”, ka thënë ai.
Arifi edhe njëherë rithekson se derisa Kosova t’i plotësojë kërkesat e SHBA-së, gjendja për Kosovën do të jetë e njëjtë.
“Pra me fjalë të tjera vendet e tjera të botës perendimore në çdo variant në çdo proces e përcjellin veprimin e SHBA-ve, kur SHBA vendos për të lobuar për ndonjë shtet për tu anëtarësuar në ndonjë mekanizëm të botës ndërkombëtare, dhe kjo që e tha zëvendës sekretari i bie që derisa Kosova t’i plotësojë kërkesat e SHBA-ve, gjendja e Kosovës në arenën ndërkombëtare do të jetë e tillë”, potencoi ai. /TV Arbëria