Fermeri i përkushtuar nga Krajkova e Drenasit, Xhemail Bytyqi, ka ndihmuar në mënyrë vullnetare veteranin e luftës Isa Mulliqi, duke i mbjellur 1 hektar me grurë.
Mulliqi, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë, ka marrë këtë ndihmë si një akt solidariteti.
Bytyqi jo vetëm që ka kryer punët e lavrimit të tokës, por ka vazhduar deri në përfundim të të gjitha punimeve bujqësore, ndërsa fara dhe plehu janë dhuruar nga shoqata humanitare “Teram Albania”.
Ky gjest simbolizon mbështetjen dhe bashkësinë mes njerëzve të Drenasit.