Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Psikologia Alidema: Rrallë kërkohet, por psikoterapia për gratë me kancer gjiri është më se e nevojshme

Psikologia Alidema: Rrallë kërkohet, por psikoterapia për gratë me kancer gjiri është më se e nevojshme

Tetori në të gjithë botën shënohet si muaji për ndërgjegjësimin e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Për gjatë 9 muajve të vitit 2024 Klinika e Onkologjisë e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), ka trajtuar 335 raste me kancer prej të cilave 332 janë gra dhe 3 burra, apo 22% të rasteve të sëmundjeve malinje të regjistruara deri në muajin shtator.

Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit është pika kyçe që determinon trajtimin e tij. Andaj vazhdimisht bëhet apeli për gratë e edhe për burrat që të kontrollohen edhe atëherë kur nuk shfaqin shenja.
Derisa trajtimi kalon nëpër etapa të ndryshme në varësi të stadit të në të cilin gjendet zhvillimi i kancerit, si me barna; si citostatikë, terapi biologjike, hormonale, terapi të mençur, dhe radioterapi me teknika si IMRT dhe C-RAD.

Por, për gratë të cilat janë të diagnostifikuara me kancer e rëndësishme vlerësohet edhe psikoterapia.
Këtë e thotë psikologia klinike, Lule Alidema për portalin rtv21.tv, duke treguar se si ndikojnë seancat psikologjike tek pacientët me kancer gjiri.

“Psikoterapia ndikon pozitivisht jo vetëm kur njeriu është para sfidës me sëmundjen por ka ndikim pozitiv edhe te çdo njeri pa pasur fare prezencë sëmundje. Te rastet kur veçse njeriu përballet me sëmundje në këtë rast me sëmundjen e kancerit të gjirit është më se nevojë psikoterapia sepse imunizimi emocional ndikon dukshëm në imunitetin fizik arsye kjo që imuniteti fizik fuqizon në luftën me sëmundjen. Dihet se gruaja në përballje me sëmundjen e kancerit të gjirit mund të ndeshet edhe me shqetësime psikologjike sikurse ka rënie të disponimit, sasi traume, ulje të vullnetit, kufizim të dëshirave e kënaqësive, mungesë shprese etj. faktor këta që ndikojnë në ashpërsi dhe rritje të nivelit të sëmundjes. “, tha Alidema.

Megjithatë ajo theksoi se kërkesa për psikoterapi nga gratë e prekura ndonëse luan rol mjaftë me rëndësi mbi aspektin psikologjik të gruas në përballje me sëmundjen është rrallë e kërkuar.

“Ndërsa sa e kërkon këtë shërbim vet gruaja që ndeshet me sëmundjen e kancerit të gjirit mund të them se është tejet rrallë e kërkuar. Siç thashë se vet gruaja në një formë është e fokusuar te trajtimi mjekësor, udhëzimet e mjekut pa iu kujtuar se sa gjendja e saj emocionale po e përkeqëson gjendjen e saj fizike. Me këtë rast duhet familja ta merr iniciativën për ta drejtuar për trajtim me psikoterapi sepse e ka mëse të nevojshme.”, tha Alidema