Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Tahiri publikon video të Haradinajt: Po hyn në Pentagon për ta argumentuar nevojën e anëtarësimit në NATO

Tahiri publikon video të Haradinajt: Po hyn në Pentagon për ta argumentuar nevojën e anëtarësimit në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, po qëndron për një vizitë zyrtare në ShBA.

Haradinaj sot ishte në Pentagon, ku takoi zyrtarët e lartë amerikanë.

Ai tha se “nga kjo portë e madhe e Pentagonit doli kur e mori bekimin nga Sekretari i Mbrojtes Mattis për themelimin e Ushtrisë së Kosovës”.

“Sot po hyn për të argumentuar nevojën për anëtarësimin e përshpejtuar të Kosovës në NATO. Lidhja jonë me Amerikën do të jetë e përjetshme”, tha Haradinaj.

Deputeti i AAK-së Besnik Tahiri, ka ndarë pamje nga këto takime.