Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kasolli pasi u vendos pema në kujtim të ambasadores së parë amerikane: E papranueshme që asnjë liderë shtetëror të mos jetë prezent në këtë akt

Kasolli pasi u vendos pema në kujtim të ambasadores së parë amerikane: E papranueshme që asnjë liderë shtetëror të mos jetë prezent në këtë akt

Sot, gjatë vizitës së Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Jim O’Brien, në Kosovë, së bashku me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kanë mbjellur pemë në oborrin e kësaj ambasade, kjo në kujtim të ambasadores së parë amerikane, Tina S. Kaidanow, shkruan TV Arbëria.

Lidhur me këtë ka reaguar analisti politik Afrim Kasolli, pasi në këtë ngjarje nuk ishin prezent asnjë nga udhëheqësit e shtetit.

“Gjate dites se sotme Ndihmës Sekretari i Shtetit, Jim O’Brien dhe ambasadori Jeffrey Hovenier, kane mbjellur peme në kujtim të ambasadores Tina S. Kaidanoë. Sipas njoftimit te ambasades amerikane “kjo pemë do të qëndrojë si simbol i trashëgimisë së saj, duke na kujtuar përkushtimin e saj të palëkundur në rrugëtimin e Kosovës drejt paqes, demokracisë dhe pavarësisë””, është shprehur Kasolli.

Mungesën e krerëve të shtetit, Kasolli e ka cilësuar të papranueshme.

“E papranueshme qe asnje nga lideret shtetërore, si presidentja, kryeministri, kryeparlamentari apo ministrja e Punëve te Jashmte te Kosoves te mos jene pjesë e ketij akti simbolik. Mbase disa nga ata edhe nuk jane ftuar”, ka thënë ai.

Sipas Kasolli kjo situatë është pasqyrë e raporteve jo të mira mes Qeverisë dhe SHBA-ve.

Por fakti se kemi ardhur ne ate situate ku lideret e shetit nuk ftohen apo nuk marrin pjese ne nderim te ambasadores se pare ShBA-ve ne Kosove( dhe ate detyrohen ta përkujtojne vetem dy diplomatat e Uashingtonit ne Prishtine), eshte pasqyre e gjendjes ku jane katandisur keto raporte.