Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Fadil Geci falënderon Rexhep Selimin, akuzon Hashim Thaçin për komunikatën Nr. 59

Fadil Geci falënderon Rexhep Selimin, akuzon Hashim Thaçin për komunikatën Nr. 59

Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmitari Fadil Geci, gjatë një dëshmie në gjykatë ka thënë se komunikatën nr. 59 të UÇK-së e ka shkruar Hashim Thaçi.

Geci ka thënë se Thaçi është përpjekur që t’i largojë nga skena anëtarët e familjes Geci.

“Komunikatën Nr. 59 e ka shkru një dashakeq. Po ai është Hashim Thaçi. Ai dashakeq që i ka bërë dëm Drenicës në këtë komunikatë për një interes të tij personal që t’i largojë vëllezërit Geci nga skena. Ka gabuar shumë, e nuk e ka ditur se është Amerika dhe se ka me marrë fund si sot këtu. Që do të jemi, do të shihemi në sy e do të turpërohet për punët që i ka bërë”, ka thënë Geci në Hagë.

Në një pyetje të Prokurorisë Speciale nëse familja e tij vuan pasoja nga komunikata, Geci ka thënë se pasojat janë “të vërejtura sot e kësaj dite”.

“Nuk është shfuqizu komunikata dhe edhe sot kemi pasoja në atë drejtim. Unë po them që edhe sot i kemi pasojat e asaj komunikate. Familja jonë vuan në atë drejtim deri sa ta dijë opinioni që komunikata është e rrejshme dhe shpifëse. Kam pasur qejf të vijë këtu dhe ta shoh në sy cili është shpifësi”, ka thënë ai.

Geci e ka falënderuar Rexhep Selimin.

“Rexhepi e ka tregu. Falemnderit Rexhep Selimi që e ke tregu se kush e ka shkuar komunikatën. Ti e din mirë që Gani Geci nuk është tradhtar”, ka thënë Geci.