Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sipas të ASK-së nga tremujori i parë i vitit 2021 deri në tremujorin e vitit e fundit të vitit 2023, vlera e papunësisë ka rënë nga 25 për qind në 10.7 për qind.
Ai ka sqaruar se te burrat papunësia ka rënë nga 24.2 për qind në 7.9 për qind, ndërsa te gratë nga 29. 7 për qind në 17.2 për qind.
Përderisa, sqaroi se prej punësimeve nga “Superpuna”, 51 për qind ishin vajza.
“Raporti i sotëm tregon që përmes punës së bashku kemi përparuar në përmirësimin e këtyre kushteve. Së pari në fushën e fuqizimit ekonomik dhe mirëqenies sociale, kemi punuar për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë e sidomos për grupet e cenueshme. Sipas ASK-së nga tremujori i parë i vitit 2021 deri në tremujorin e vitit e fundit të vitit 2023, pra për dy vite, papunësia e përgjithshme ka rënë nga 25 për qind në 10.7 për qind, kjo me punësim të ri dhe me formalizim të punës. Burrat nga 24.2 për qind në 7.9 për qind, ndërkaq gratë nga 29. 7 për qind në 17.2 për qind”, u shpreh Kurti.
“Prej punësimeve nga ‘Superpuna’, 51 për qind janë vajza. Kemi mbështetur mbi 2600 të punësuar përmes platformës Qeveria për familjet, prej tyre 55 për qind gra”.