Përqafimi i lamtumirës me të dashurit tuaj mund t’ju sjellë telashe në një aeroport të Zelandës së Re, nëse zgjat shumë.
Aeroporti ndërkombëtar në Dunedin, një qytet në Ishullin Jugor, ka vendosur një kufi prej tre minutash për përqafimet, si pjesë e një përpjekjeje për të përmirësuar sigurinë dhe për të mbajtur shmangur trafikun e njerëzve në zonën e tij të uljes.
Një tabelë e ngritur në zonën e aeroportit paralajmëron: “Koha maksimale e përqafimit është 3 minuta. Për përshëndetje më të gjata, ju lutemi përdorni parkingun e makinave.”, shkruan The Guardian.
Sinjalistika e re ka shkaktuar mjaft bujë. Kritikët i kanë thënë aeroportit se nuk mund të diktojnë se sa kohë lejohet të përqafohet, duke e përshkruar rregullin si “çnjerëzor”.
Aeroporti nuk do të ketë një njësi speciale të policisë së përqafimit që zbaton rregullin, por stafi mund t’u kërkojë me mirësjellje personave që vonohen me përqafime, të lëvizin në parkingun e makinave.
“Ne nuk jemi këtu për t’u thënë njerëzve se sa kohë duhet të përqafohen, por mesazhi është më shumë për tju thënë njerëzve të ecnin përpara dhe të sigurojnë hapësirë për të tjerët.”, komentoi stafi i aeroportit.