Një makinë në Fushë Kosovë dyshohet se është djegur nga disa persona.Rastin në polici e ka paraqitur pronari i makinës.
“Është raportuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin veturës së ankuesit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin . Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.