Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani diskuton zhvillimet në Kosovë me kongresistin Torres në New York

Osmani diskuton zhvillimet në Kosovë me kongresistin Torres në New York

Në një takim të rëndësishëm në New York, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një diskutim të thelluar me Kongresistin Ritchie Torres mbi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetje të palëkundur të Torres për Kosovën, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Ajo gjithashtu falënderoi mërgatën për organizimin e këtij takimi dhe për rolin e tyre kyç në kultivimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Presidentja theksoi se kontributi i diasporës është i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës dhe për avancimin e partneritetit me SHBA-të.