Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Një burrë rreh me mjete të forta dy familjarë në Lipjan

Një burrë rreh me mjete të forta dy familjarë në Lipjan

Një burrë ka sulmuar me mjete të forta dy burra të tjerë në Lipjan.

Rasti është hapur si dhunë në familje, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Viktimat nuk kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Lipjan 20.10.2024-10:24. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht me një mjet të fortë dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia në raportin 24-orësh.