Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Kaluan ilegalisht kufirin, ndalohen tre serbë

Kaluan ilegalisht kufirin, ndalohen tre serbë

Policia ka ndaluar një veturë dhe një kamion mbrëmë në orën 19:30 në fshatin Bubë të Zubin Potokut.

Në to ishin tre persona nga Serbia të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin.

Pas intervistimit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se nga njësiti policor janë ndaluar një veturë dhe një kamion në të cilin gjendeshin një mashkull dhe dy femra serbe të cilët kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.