Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gruaja e ish-liderit të Hamasit në tunel me cantë 30 mijë euro, plas debati

Gruaja e ish-liderit të Hamasit në tunel me cantë 30 mijë euro, plas debati

Një fushatë e gjerë debati eshte hapur për mënyrën se si jetojnë figurat e larta të Hamasit

Fotoja e vejushës së liderit të Hamasit, Yahya Shinuar është bërë virale, duke bërë xhiron e internetit me ndjekësit që pyesin nëse 44-vjeçarja mban në dorë një çantë Birkin, vlera e së cilës llogaritet në 30 mijë euro.

Fotot që qarkullojnë orët e fundit në internet paraqesin 44-vjeçaren Saban Abu Zamar duke mbajtur një çantë të zezë që ka shumë ngjashmëri me Hermes Birkin, më 6 tetor 2023. pra disa orë para se Hamasi të lëshonte një sulm ndaj Izraelit, shkruan Times of Israel.

“A po mbante një çantë luksoze e veja e Sinuar?”, komentuan shumë ndjekës në rrjetet sociale pasi panë fotot e kamerave të vëzhgimit që tregonin një tunel në Gaza në orën 23:00 me orën lokale.

Ajo që i ka bërë përshtypje të gjithëve që e shikojnë me kujdes foton, është se në dorën e djathtë thuhet se mban një çantë të zezë që mund të jetë një Birkin nga shtëpia luksoze pariziane Hermès, me çmimin e saj të vlerësuar në 29.500 euro!