Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Bedri Hamza: Kosovën do ta rikthejmë në drejtimin e duhur

Bedri Hamza: Kosovën do ta rikthejmë në drejtimin e duhur

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, sot ka mbajtur takim edhe me qytetarët e Malishevës.

Ai nga atje ka thënë se me krejt forcën do të angazhohet që Kosovën ta rikthejë në drejtimin e duhur, shkruan Reporteri.net.

“Këtë të diel e përmbylla me një takim të mrekullueshëm me qytetarët e Malishevës. Me krejt vullnetin, forcën dhe përgjegjësitë tona, së bashku do të angazhohemi që Kosovën ta rikthejmë në drejtimin e duhur”, ka shkruar Hamza në Facebook.