Një person ka marrë lëndime pasi është përfshirë në një aksident në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në kryeqytet.
Nga pamjet që i ka siguruar Gazeta Paparaci shihet një person i cili ka marrë lëndime dhe të tjerë të cilët i japin ndihmë të njëjtit. Po ashtu afër tij shihet një motoçikletë e rrëzuar në tokë.
Ende nuk dihet si ka ndodhur aksidenti dhe të tjera detaje.
Për këtë, Paparaci ka kontaktuar me policinë dhe po pret informacion zyrtar.