Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka publikuar pamje nga kuvendi i LDK-së i nisur me tri gjenerata politike, derisa ka thënë se “Rrugën e Re do ta bëjmë bashkë në krye me liderin, Lumirin tonë, për Gjilanin e Kosovën europiane”.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shpejt do të përfundojë mendësia e punësimit të kunatave e balldëskave, duke shtuar se Gjilani është bërë për gjynah.
Haziri ka thënë po ashtu se LDK do ta nxjerr Gjilanin e Anamoravën nga depresioni ekonomik.
Postimi i tij i plotë:
Kuvendin e LDK-së e filluam me tri gjeneratat politike, veprimtarët, gratë e burrat, të rinjtë e të rejat, qytetarët, grupet e interesit, komunitetin e biznesit e bashkatdhetarët të cilët janë heronjtë e gjallë të ditëve të sotme, sepse Rrugën e Re do ta bëjmë bashkë në krye me liderin, Lumirin tonë, për Gjilanin e Kosovën europiane.
Shpejt do të përfundojë mendësia e punësimit të kunatave e ballkdëskave. Komuna e Gjilanit është bërë për gjynah, si një ‘shitore e thyer’. Ky mentalitet i administrimit të Gjilanit përmes ‘bedelëve’ të ministrave do të përfundojë më 9 shkurt. Gjilani do t’i kthehet qytetarëve!
Gjilanin e Anamoravën do ta nxjerrim nga depresioni ekonomik në nivel tjetër zhvillimor, ekonomik, administrativ, arsimor, kulturor e sportiv.
Foto – përmbledhje e punës javore.