Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Incident në takimin e Ballës në Vjenë, Berisha publikon videon kur qytetari i kërkon llogari

Incident në takimin e Ballës në Vjenë, Berisha publikon videon kur qytetari i kërkon llogari

Një incident raportohet të ketë ndodhur në takimin që i dërguari i Partisë Socialiste për Diasporën Taulant Balla zhvilloi së fundmi në Vjenë me komunitetin shqiptar.

Një nga të pranishmit i kërkoi Ballës që të japë llogari për pyetjet e bëra nga qytetarët, teksa akuzoi atë dhe qeverinë Rama për situatën në të cilën ndodhet sot Shqipëria.

Videon e ka publikuar kryetari i PD-së, Sali Berisha.

“Një përshëndetje të përzemërt qytetarit guximtar që i a plasi në fytyrë në Vienë, narko-ministrit Balla-Bego-Yaris”, shkroi ai.

Debati.

Qytetari: Zoti ministër. Ju duhet ta dini se ministër do të thotë shërbyes. Ju vini e na thoni se kush duhet të flasë dhe kush jo.

Balla: Bëj 5 minuta pushim.

Qytetari: Ju duhet të jepni përgjigje për pyetjet që kanë njerëzit. Nuk kam faj unë që njerëzit janë kaq të zemëruar me ju, me qeverinë tuaj, me lidershipin tuaj komunist.